Nga Gazeta ‘SI’ – Elisa Spiropalit i është besuar qarku i Shkodrës, i njohur si bastioni i demokratëve. Ajo u prezantua zyrtarisht nga numri dy i PS-së, Damian Gjiknuri.
Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura vjen pas një debati të ashpër që pati ministrja Edona Bilali kur akuzoi strukturat e përfaqësuesit lokal të PS-së, si të paaftë.
“Shkodra nuk është një nga ato qarqe të thjeshta të PS-së, por ne kemi disa objektiva dhe synojmë që të fitojmë në Shkodër ti fitojmë, por dhe pse jo të fitojmë edhe disa bashki më shumë”, – tha Gjiknuri pas takimit.
Ndërsa detyra për Spiropalin është që ta kthejë Shkodrën në rekordet historike më të mira që ka pasur PS-ja, duke shtuar se shkodranët do të ishte më mirë për ta që drejtohen nga një kryebashkiak socialist.
Ndërsa vetë Spiropali u shpreh se “ne nuk jemi këtu për imponuar ofertën e PS-së, por për të ofruar më të mirën për qytetarët e këtij qarku. Dhe të jeni të sigurt që në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm dhe kryesinë e PS-së ne do të zgjedhim kandidaturat më të mira të mundshme për këtë qark”.
“Ne do të punojmë për më shumë unitet në PS, dhe harmonizim, por edhe për prurje të reja në PS”, theksoi Spiropali.
Shkodra nuk arriti të mposhtte demokratët e përçarë në zgjedhjet e parakohshme më 6 mars. Kandidatja socialiste Majlinda Angoni humbi përballë Bardh Spahisë të mbështetur nga demokratët e grupimit “Berisha”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje