Futboll

Tifozët e Interit prishin pikturën në mur të Lukakut: Prisnim ndershmëri

Protesta e tifozëve të Interit për shitjen e Lukakut ka vazhduar edhe më e fortë. Një grup ultrasish zikaltër kanë prishur edhe pikturën në mur të dedikuar bomberit belg pikërisht pranë tribunës “Curva Nord” të stadiumit “Meazza”, duke e lyer atë me bojë. Po ky grup tifozësh kanë vendosur aty edhe një parullë kundër drejtuesve të klubit.

Tifozët, përveç klubit, kanë pakënaqësi të madhe edhe nga qëndrimi i futbollistit. “I dashur Lukaku, nga ty prisnim një sjellje më të ndershme dhe transparente. Të kemi pritur dhe mbrojtur si djalin tonë, si një nga ne, por edhe ti tregove se je si gjithë të tjerët, duke u përulur përballë parave.

Muralja e Lukakut e prishur nga tifozët. Gazeta Si, 10 gusht 2021

Të urojmë më të mirën, edhe pse jo gjithmonë lakmia paguan. Për ata që mbeten mesazhi është i qartë: ‘na keni çarë tr****’. Tani duhet të jemi të gjithë në të njëjtin drejtim. Të ulim kokën dhe ecim përpara. Interi mbi gjithçka”. Ky është qëndrimi i tifozëve të Interit pas zhvillimeve të fundit në klub.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë