Futboll

Tifozët në stadiume vetëm në mes të majit, qeveria britanike nuk toleron

“Po” rikthimit të tifozëve në stadiume, por vetëm në mesin e muajit maj. Ky është qëndrimi i qeverisë britanike, sipas asaj që bën me dije “Times”. Klubet e Premier Ligës shpresonin shumë që të fillonin të bënin “prova” me një numër të limituar tifozësh që në prill, por duhet të presin edhe pak më shumë.

Disa klube big ishin gati të prisnin që tani tifozët në stadium, megjithatë qeveria nuk ka toleruar në këtë drejtim. Autoritetet britanike e kanë përjashtuar mundësinë e rikthimit të tifozëve para mesit të majit, duke dashur të evitojnë favorizimin e disa skuadrave në një moment vendimtar të sezonit.

Mes eventeve-test për tifozët do të jetë edhe finalja “Fa Cup” në “Wembley”. Në atë që konsiderohet “faza e tretë” nga qeveria britanike për lehtësimin e masave shtrënguese, Premier Liga parashikon të ketë tifozë në stadium në javët e fundit të kampionatit. Në mes të majit parashikohet që në shkallët e stadiumeve të jenë maksimumi 10 mijë tifozë në çdo ndeshje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë