Ndeshja e rëndësishme mes Mançester Junajitd dhe Liverpulit nuk është zhvilluar sot në Premier Ligë: tifozët vendës kanë kaluar barrierat jashtë stadiumit “Old Trafford” dhe kanë pushtuar fushën para se kjo ndeshje të fillonte. Mijëra mbështetës të “Djajve të kuq” kanë dashur të demonstrojnë kështu kundërshtimin e tyre të fuqishëm ndaj pronarëve të klubit, familjes Glazer.
Projekti i Super Ligës pak ditë më parë i kishte nervozuar së tepërmi tifozët, të cilët, pasi kishin bërrë thirrje për shitjen e klubit në rrjetet sociale, kaluan në veprime konkrete, duke protestuar dhe duke hyrë në fushën e stadiumit pak para ndeshjes me Liverpulin.
Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të larguar tifozët, të cilët braktisën kuadratin e gjelbër, por u grumbulluan para stadiumit. Vërshëllima për nisjen e ndeshjes u vonua dhe më pas u mor vendimi për shtyrjen e saj në një datë të pacaktuar. Janë pasojat e projektit të Super Ligës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje