Politike

Tirana blindohet ditën e Samitit / Meta në zyrën e Berishës për 6 dhjetorin: Sigurinë e cenon vetëm mafia (Fotot)

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte në selinë e PD-së për një takim me Sali Berishën.

Takimi vjen pasi Meta konfirmoi pjesëmarrjen në protestën e 6 dhjetorit.

Gjatë takimit pritet të ketë një koordinim për tubimin dhe formën e organizimit  sa kohe që Tirana do të jetë pushim atë ditë me vendim qeverie si pasojë e masave të larta të sigurisë.

Meta nuk dha detaje pas takimit por konfirmoi pjesëmarrjen dhe tha se e vetmja gjë që cenon sigurinë është mafia

“Kjo është çështje Kushtetute. Jemi për Shqipërinë europiane jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e të gjithë procesit të integrimit europian.

Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare me në krye kokainën. Nuk vjen asnjë problem nga qytetarët që duan një Shqipëri europiane, sot dhe asnjë ditë më vonë”, tha Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë