Tirana nuk po sheh dritë në fund të tunelit, ku është futur prejkohësh. Orientimi i saj vazhdon të jetë i gabuar dhe tani rrezikon seriozisht tëluftojë vetëm për qëndrimin në Superiore gjatë pjesës së mbetur të kampionatit.Trajneri Ardian Mema ishte optimist se rezultatet do të vinin, duke parë lojën,por tani është dorëzuar edhe ai, pasi pas humbjes 2-1 në Gjirokastër kaparalajmëruar largimin nga stoli bardheblu. I lodhur edhe ai. Skuadra shfaq tënjëjtat probleme dhe nuk arrin të marrë rezultate. Simptoma të një skuadre tëvogël…
E duk se Tirana do të kthehej te fitorja pas shumë e shumë javësh, kur pjesa e parë e ndeshjes me Luftëtarin u mbyll me avantazhin e kryeqytetasve, pas golit të Sentamu. Por ishte vetëm një iluzion. Bardheblutë u goditën sërish dhe këtë radhë është një grusht shumë i fortë, pasi është marrë nga një rival direkt në luftën e mbijetesës. Shkurtaj me penallti dhe Dunga, me një gjuajtje të bukur, i dhanë Luftëtarit tri pikë të arta, ndërsa Tirana është detyruar të kthehet duarbosh nga Gjirokastra. Situata vazhdon të përkeqësohet për këtë skuadër, së cilës nuk po i gjendet “ilaçi”.

Pas humbjes së radhës, trajneri Mema tha se mund të jetë ndeshja e tij e fundit si trajner i Tiranës: “Tirana tregon se ka mundësi për të shënuar dhe për të fituar, por nuk e kuptoj pse pësojmë gola. Ndoshta është ana psikologjike. Jam shumë nervoz për mënyrën si vendoset skuadra në goditjet standarde. Tirana është për mbijetesë dhe kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit. Do të flas me presidentin Halili. Tirana duhet të ketë forca për të përballuar ndeshjet në vazhdim të kampionatit”.
Për trajnerin e Luftëtarit, Gentian Mezani, emocionet e fitores me përmbysje ishin të mëdha. “E nisëm mirë ndeshjen, duke bërë lojë të mirë, por pësuam një gol nga mungesa e eksperiencës së Demos. Në pjesën e dytë u përpoqëm ta fitonim ndeshjen dhe, pavarësisht se kishim përballë një skuadër të vështirë, ia arritëm qëllimit. Folëm në pushim në zhomat e zhveshjes dhe besimi na ndihmoi të merrnim 3 pikët. Nëse luajmë gjithmonë kështu, jemi të pamposhtur”.
Fati i Tiranës është që edhe Kamza vazhdon të humbë këto javë.Ajo u mund në javën e 13-të nga Kastrioti i vendit të fundit, me rezultatin e thellë, 3-0.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje