Futboll

Tirana-Partizani, derbi i parë i femrave në një ditë të veçantë

Derbi i parë Tirana-Partizani në futboll për femra do të luhet sot. Nuk është një ndeshje zyrtare, por një organizim me bashkëpunimin e FSHF-së, që ka një qëllim sensibilizues në Ditën Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit.

“Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Klubin e Futbollit Tirana dhe Klubin e Futbollit Partizani organizojnë derbin e parë të futbollit të femrave, Tirana-Partizani. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Depistimit për Kancerin e Gjirit. Ndeshja do të zhvillohet në fushën e kompleksit “Fari”, në orën 14:30”, – shkruhet në njoftimin e FSHF-së për këtë ndeshje.

Për 10 klubet e Superiores që nga ky sezon është detyrim që të kenë edhe një ekip femrash. Është një kusht i vënë nga UEFA për licencimin për në kompeticionet europaine, kështu që edhe ato klube që nuk kanë pasur ekip femrash, tashmë e kanë krijuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë