Futboll

Tirana, për “arratisjen” e madhe sot në “Air Albania Stadium”

Gjashtë pikë diferencë me vendin e dytë i japin Tiranës komoditetin për të ecur e qetë drejt titullit kampion. Ndeshja e radhës luhet sot, në stadiumin “Air Albania Stadium”, ku bardheblutë presin Laçin për javën e 26-të dhe do të kërkojnë ta thellojnë edhe më shumë diferencën me rivalët. Makineria e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo po funksion më së miri, por Laçi është një kundërshtar për t’u vlerësuar.

Ndryshe nga transferta me Flamurtarin, Tirana ka sot një grup më të plotë. Laçi kërkon një vend në Kupat e Europës dhe do të përpiqet të shkëputë ndonjë pikë, por me gjendjen që ka aktualisht Tirana, do ta ketë shumë të vështirë. Për më tepër, stadiumi i ri ka qenë me fat për bardheblutë, të cilët kanë fituar çdo ndeshje të luajtur aty. Kukësi luan në Korçë me Skënderbeun dhe Partizani në Shkodër me Vllazninë, dy transferta shumë të vështira, kështu që një fitore e mundshme sot, me shumë mundësi do ta shkëpuste më shumë Tiranën, aktualisht në kuotën e 50 pikëve.

Sot luhen tri ndeshje të javës së 26-të të Superiores. Përveç Tiranës luajnë edhe Teuta, që pret Flamurtarin, ndërsa Bylisi shkon në Gjirokastër për t’u ndeshur me Luftëtarin. Dy ndeshjet e tjera, Skënderbeu-Kukësi dhe Vllaznia-Partizani, do të luhen ditën e hënë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë