Futboll

Tirana për të shpëtuar sezonin, Partizani për të ruajtur kreun në Korçë

Tirana mori një “asist” të premten nga Kukësi, që mundi Vllaznië 3-1. Kryeqytetasve u hapet rruga kështu për të siguruar një vend në Ligën e Europës, pasi në rast fitoreje sot ndaj Kastriotit shkojnë 1 pikë pas shkodranëve dhe në javët e fundit mund ta fitojnë duelin si me ta, ashtu edhe me Laçin.

Në këtë situatë, te Tirana e kanë të qartë se për të shpëtuar sezonin nuk falet as gabimi më i vogël. Fitorja ndaj Kastriotit është detyrim për pikët në renditje, por edhe për të ngritur moralin para derbit me Partizanin. Bardheblutë vijnë nga barazimi pa gola me Bylisin dhe gjejnë përballë një Kastriot të tronditur nga humbjet e fundit, që e kanë vënë nën presionin e rënies nga kategoria.

Nga nj

Partizani dhe Teuta ndërkohë duelojnë në distancë për vendin e parë. Të kuqtë, të cilët janë 1 pikë para, ndeshen me Skënderbeun në Korçë, një kundërshtar që në fazën e tretë u shkaktoi një humbje të papritur në Elbasan. Trajneri Ilir Daja nuk ka të gatshëm Malën dhe Bardhin, dy titullarë të rëndësishëm, por sërish ka mundësinë të zgjedhë një formacion për t’u kthyer me fitore nga Korça. Skënderbeu është rritur ndjeshëm javët e fundit dhe mund t’u hapë punë të kuqve.

Teuta e pret Bylisin në “Niko Dovana” dhe në letër mendohet një fitore e durrsakëve. Ndeshja tjetër e javës së 32-të është ajo mes Apolonisë dhe Laçit, me fierakët thuajse të rënë nga kategoria dhe kurbinasit në garë për një vend në Europë.

Superiore, java e 32-të
Sot
Tirana-Kastrioti
Skënderbeu-Partizani
Apolonia-Laçi
Teuta-Bylis
Të premten
Kukësi-Vllaznia 3-1


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë