Futboll

Tirana shkarkon trajnerin Egbo, në skenë del emri i Nevil Dedes

Ka ndodhur ajo që pritej. Klubi i Tiranës ka shkarkuar trajnerin Emanuel Egbo, pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë nga Korabi. Lajmi është bërë i ditur nga klubi bardheblu me një postim në faqen zyrtare.

“Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara. Klubi e falënderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi. Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve”, – shkruhet në njoftimin e Tiranës.

Emri i parë që ka dalë në skenë për të zëvendësuar Egbo është Nevil Dede, ish-kapiteni i skuadrës kampione në fuqi. Tirana mundi Kukësin javën e parë të kampionatit, por u mund më pas nga Teuta, ndërsa sot u eliminua nga Korabi në Kupën e Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë