Ka ndodhur

Tiranë, 15-vjeçari plagoset me thikë pas një konflikti të çastit

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një sherri që ka ndodhi mbrëmjen e të hënës në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhan D’ark”, ku sipas informacioneve të deritanishme 15-vjeçari është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. I riu me iniciale J.K., është qëlluar me thikë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut.

Në vendin e ngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit. Po ashtu po punohet për zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë