Ka ndodhur

Tiranë, 38-vjeçari vjedh në mes të ditës makinën me karrotrec (Video)

Gazeta Si – Një 38-vjeçar, i cili dyshohet si autor i dy vjedhjeve të ndodhura gjatë javës së fundit, është arrestuar në Tiranë.

Policia tha se në 27 prill, në rrugën “Hoxha Tasim”, shtetasi Eduard Bardho me një karrotrec ka vjedhur automjetin e shtetases T.N.

Ndërsa ditën e djeshme, në rrugën “28 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur motomjetin e shtetasit. A.H., të cilin më pas ia ka shitur shtetasit F.S., ky i fundit është proceduar penalisht për përvetësim të mallrave të vjedhura.

Policia ka sekuestruar automjetin e vjedhur dhe motomjetin e vjedhur, si edhe një aparat celular.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë