Gazeta Si – Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, ndërsa vëllai i tij është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar e kërcënuar një 47-vjeçar me pretendimin se u kishte një shumë parash borxh.
Sipas burimeve policore, i arrestuari Alban Bejo, pretendon se ndërtuesi Gjergj Fela i ka një borxh prej 25 mijë eurosh.
Në njoftimin e saj, Policia e Tiranës sqaron se Fela është marrë me forcë në automjet, nga vendparkimi i një lokali në Kombinat dhe është dhunuar prej dy vëllezërve me pretendimin se 47-vjeçari u kishte borxh një shumë parash.
Autori tjetër i ngjarjes, Fatmir Bejo, është shpallur në kërkim. Dy vëllezërit rezultojnë me precedentë penale në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit, por edhe në vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik.
Ndërsa Fela është biznesmen në fushën e ndërtimit dhe deri tani nuk dihet nëse ka patur probleme me persona të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje