Ka ndodhur

Tiranë-Elbasan, drejtuesi kapet gjatë natës duke udhëtuar me 176 km/h

Policia Rrugore në Tiranë ka pezulluar 10 patenta për 4 orë, pasi ka kapur shumë shoferë që shkelin rregullat e qarkullimit.

Nga kontrollet me radar në rrugën Tiranë-Elbasan është zbuluar një drejtues që lëvizte me shpejtësi 176 km/h.  Ndërkohë për shpejtësi tej normave të lejuara janë vendosur dhe 22 gjoba të tjera.

Ndërkohë, gjatë muajit të fundit, janë arrestuar 38 drejtues mjetesh pasi janë kapur në të dehur në timon dhe 33 të tjerë lëviznin pa patentë.

Policia sqaron se gjatë Korrikut në pranga janë vënë dhe 18 shoferë që kanë tentuar të korruptojnë efektivët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë