Rend dhe Ligj

Tiranë, një lokal dhe një automjet përfshihen nga flakët

Një lokal dhe një automjet në Tiranë janë përfshirë nga flakët.

Ngjarjet në fjalë kanë ndodhur në kohë të ndryshme.

Mësohet se rreth orës 02:45, në rrugën “Mine Peza”, në katin e dytë të një pallati, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një lokali, i cili ka qenë i mbyllur. Falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur fikja e zjarrit dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Po ashtu dëme materiale ka pasur edhe në apartamentin sipër lokalit. Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

Ndërkohë, pak para mesnate, në Kamëz, në rrugën “Fan Noli”, si pasojë e një shkëndije elektrike në oborrin e banesës së shtetasit A. Z., është djegur mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A. B., ku ka vetëm dëme materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë