Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë.
Një 49-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur është ngjitur në trotuar dhe ka përplasur katër këmbësorë, të cilët kanë përfunduar në spital.
Policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shoferin e mjetit, 49-vjeçarin A. L, banues në Tiranë.
Siç njofton policia, arrestimi i tij është bërë pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët: E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje