Ka ndodhur

Tiranë, taksisti humb jetën ndërkohë që drejtonte makinën

Nga Gazeta Si- Një 61-vjeçar taksist ka humbur jetën duke drejtuar makinën e tij. Në njoftimin e policisë shkruhet se ngjarja ka ndodhur tek “Kthesa e Kamzës”, ku shoferi fillimisht ka humbur ndjenjat, por më pas ka rezultuar se ai ka ndërruar jetë.

Sipas bluve të kryeqytetit, paraprakisht dyshohet se vdekja e 61-vjeçarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 16:15, te mbikalimi te Kthesa e Kamzës, shtetasi A. Z., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip taksi ka humbur ndjenjat. Stafi i ambulancës ka konfirmuar se ka ndërruar jetë dhe paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë