Lajme

Tiranë, zjarr në një prej banesave sociale

Një banesë sociale në zonën e Shkozës është përfshirë nga zjarri sot në mesditë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 11:45.
Flakët janë pikasur në një banesë të katit të tretë, të një prej pallateve të ndërtuara në kuadër të nismës së banesave sociale për njerëzit në nevojë, nga Bashkia e Tiranës.
Fatmirësisht nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikëses ka bërë të mundur shuarjen e tij.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë