Superiorja shpall të mërkurën ekipin e ri kampion të saj. Këtë ditë luhet java e fundit e kampionatit, që vendos se kush do të ngjitet në fronin e kampionit, duke marrë vendin e Tiranës. Në garë matematikisht janë katër skuadra: Teuta dhe Vllaznia me nga 63 pikë, Partizani me 62 dhe Laçi me 61.
Pikërisht për këtë arsye, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka vendosur sot që të mërkurën të jenë gati 3 ceremoni për titullin kampion në 3 qytete të ndryshme, në Durrës, ku Teuta pret Apoloninë, Në Ballsh, ku Bylisi pret Partizanin dhe në Shkodër, ku Vllaznia ndeshet me Laçin. Mundësia më e madhe është që titullin ta fitojë Teuta kryesuese, jo më kot edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka vendosur që të shkojë në qytetin ky do të jepet titulli, pasi të mbyllen ndeshjet. Durrësi është shumë afër…

Njoftimi i FSHF-së
U zhvillua sot mbledhja online e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit, nën drejtimin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në këtë mbledhje u diskutua për ceremoninë e dorëzimit të titullit kampion për sezonin 2020-2021 të Superiores. Duke parë se 90 minuta përpara fundit të sezonit në garë për titullin kampion janë 4 skuadra, Komiteti Ekzekutiv vendosi organizimin e 3 ceremonive, në Ballsh, Durrës dhe Shkodër.
Në të tre qytetet do të jetë trofeu i kampionit, zyrtarë të lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që Presidenti Duka, i cili do të dorëzojë trofeun, do të udhëtojë drejt stadiumit ku do të dorëzohet titulli menjëherë pas përfundimit të lojës së rregullt.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje