Milani, pas barazimeve me Parmën dhe Xhenoan, kishte nevojë për Zllatan Ibrahimoviçin në prag të ndeshjes me Sasuolon, por kuqezinjtë duhet të shtrëngojnë dhëmbët sërish. Sulmuesi suedez, i dëmtuar në ndeshjen me Napolin më 22 nëntor, duhet të qëndrojë ende jashtë skuadre.
Ai u stërvit gjatë paradites me shokët e skuadrës dhe kjo i krijoi një problem në pulpën e majtë gjatë fundit të seancës. Rezonanca manjetike ta treguar një problem të muskulit dhe një kontroll i radhës nuk mund të bëhet para 10 ditësh. Ka edhe një precedent që nuk i lë të qetë trajnerin Stefano Pioli dhe tifozët e Milanit.
Ibrahimoviç kishte lënë pas një dëmtim të ngjashëm me atë të 25 majit, kur u ndal në stërvitje dhe frikësoi stafin mjekësor në momentin e parë, pasi dyshohej për “tendinën e Akilit”. Por pas kontrolleve doli që ishte vetëm një tërheqje muskulore në pulpën e djathtë. Një dëmtim që e la jashtë deri më 29 qershor, pra 35 ditë.
Duke marrë në konsideratë edhe pushimet e Krishtlindjeve, Ibrahimoviç, përveç ndeshjeve me Sasuolon dhe Lacion, mund të rrezikojë edhe sfidën me Juventusin, që luhet në “San Siro” më 6 janar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje