Ethet e Covid-19 kanë pushtuar Vllazninë, ku rastet e të infektuarve duket se po shtohen. Ishte kapiteni Erdenis Gurishta, i cili rezultoi pozitiv pak ditë më parë dhe u izolua sipas rregullores, por tashmë virusi është përhapur në skuadrën shkodrane.
Edhe mbrojtësi kryeqytetas, Eni Imami, sipas medieve lokale ka dalë pozitiv, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Po ashtu, bëhet me dije se edhe ndihëmstrajneri Elvis Plori ka bërë sot tamponin, pasi dyshohet se është prekur nga Koronavirusi. Në klubin shkodran po presin me shumë ankth përgjigjet e atyre që e kanë bërë së fundi tamponin, pasi ka dyshime se ka një infektim në masë.
Gurishta ishte rasti i dytë i Covid-19 në futbollin shqiptar, pas Eridon Qardakut. Frikamë e madhe është se ndoshta te Vllaznia ka shumë të infektuar dhe kjo do të bënte që e gjithë skuadra të karantinohej për dy javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje