Lajme

Tjetër tërmet godet në Borsh

Pas tërmetit të fortë që tronditi mbrëmjen e kaluar Jugun e vendit, vendi ynë është goditur edhe nga dy lëkundje të tjera. E para ka qenë pak minuta më pas në orën 20:39 me orën lokale me magnitudë 4 dhe thellësi 44 km. Po kështu ka qenë pranë epiqendrës në detin Jon.
Ndërsa, lëkundja e dytë ka qenë në orët e para të mëngjesit, në 04:12, 4 km në lindje të Borshit dhe thellësi 19 km.
Ndërkohë, tërmeti i ditës së djeshme prej 4.8 ballësh shkaktoi dëme në disa shtëpi. Ka pasur 4 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndier edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë