Një oficer policie i Ohajos, qëlloi dhe vrau një 16-vjeçare afrikano-amerikane, e cila ishte përfshirë në një konflikt me thikë me dy persona të tjerë.
Ngjarja ndodhi në Columbia, kryeqyteti i shtetit. Një turmë e zemëruar u mblodh më pas pranë skenës së krimit, duke protestuar kundër policisë. Vrasja ndodhi pak para se të jepej dënimi kundër Derek Chauvin, policit që vrau George Floyd në Mineapolis.
Policia publikoi videon e regjistruar nga kamera e trupit të policëve, në të cilën shihet adoleshentja, duke kërcënuar një grua me thikë jashtë një shtëpie.
Agjenti bën disa hapa drejt njerëzve, bërtet dhe më pas qëllon katër herë. Në tokë, pranë trupit të adoleshentes, shihet edhe një thikë.
Një burrë, aty afër bërtet: “Ju nuk duhet ta kishit qëlluar atë, ajo është një vajzë!”. Agjenti përgjigjet: “Ajo kishte një thikë, ajo e sulmoi atë”.
Kryebashkiaku i Columbias, Andrew Ginther, mbrojti policin: “Bazuar në pamje, ne e dimë se ai veproi për të mbrojtur një tjetër grua të re”.
Megjithatë, qindra njerëz protestuan jashtë selisë së policisë, me parulla të përdorura shpesh në protesta kundër racizmit sistemik, të tilla si: “Thuaj emrin e saj”. Ndërkohë, që të tjerët bërtisnin: “Ajo ishte një vajzë e vogël”.
Policët zmbrapsën protestuesit dhe kërcënuan se do të përdornin spraj kundër tyre. Vrasja e gruas së re ndodhi jo shumë larg kishës ku u bë varrimi i Andre Hill, i vrarë në dhjetor nga një polic, i cili tani po gjykohet për vrasje.
Tre javë më parë në Columbia, një agjent kishte vrarë 23-vjeçarin Kejsi Goodson Jr, në një çështje tani nën hetim.
Javën e kaluar, policia e Columbias, vrau një burrë, i cili kishte në dorë një armë zjarri në një dhomë urgjence. Të gjithë viktimat ishin afro-amerikanë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)











Lini një Përgjigje