Gazeta Si – Gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmeteve të reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8 që goditën provincën e Hatay, në Turqinë juglindore, në kufi me Sirinë.
Kështu deklaroi ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, duke nënvizuar se 213 persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital, ndërkohë që vijojnë operacionet e kërkimit në tre ndërtesa të shembura.
Mes viktimave është një grua e vrarë nga shembja e një blloku betoni që i ra në kokë në qytetin e Samandag. Të lënduar janë shënuar edhe në Siri, në Alepo dhe Idlib. Lëkundjet u ndjenë edhe në Liban, Irak, Izrael dhe Rripin e Gazës.
Mes viktimave në Siri, 4 vdiqën në përplasjen e shkaktuar nga paniku në Alepo dhe Tartus sipas televizionit “Al Arabiya”, raportuar nga TASS.
Një grua tjetër vdiq në Lataki. Mediat raportojnë edhe për disa të plagosur në arratisjen e nxituar nga shtëpitë apo të personave të hedhur nga ballkonet.






Dy tërmete të reja me magnitudë 6.4 dhe 5.8 ballë të shkallës Rihter u regjistruan në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë mbrëmjen e kësaj të hëne.
Guvernatori i provincës turke të Hatay, tha se disa njerëz janë nën rrënojat e shtëpive që u shembën pas lëkundjeve të fundit.
Agjencia turke e fatkeqësive, AFAD raporton se në orën lokale 20:04 ka ndodhur një tërmet me magnitudë 6.4 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë qarku Defne i Hatajit, në rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë.
Hatay’da 6,4 ve 5,8 büyüklüğünde meydana gelen deprem sırasında çekilen video: (AA)
— ibrahim Haskoloğlu (@haskologlu) February 20, 2023
pic.twitter.com/QdwFU23r1a
Gjithashtu raportohet se në orën 20.07, një tjetër tërmet me magnitudë 5.8 ka ndodhur në zonën Samandag të Hatay. Lëkundjet u ndjenë jo vetëm në Siri, por edhe në Liban, Irak, Izrael dhe Rripin e Gazës.
“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur, njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t’i ndihmuar ata.
CNN Turk raportoi, me një ekuipazh nga vendi i ngjarjes, se ka një foshnjë njëvjeçare nën rrënoja. Guvernatori i Adanas, nga ana tjetër, tha se nuk raportohet për dëme në atë krahinë pas lëkundjeve të reja.
Sipas informacioneve paraprake nga Turqia, lëkundjet e reja kanë shkaktuar panik mes njerëzve. Agjencia turke e lajmeve Anadolu raporton se goditja e parë ishte në një thellësi prej 16.7 kilometrash, ndërsa e dyta në një thellësi prej 7 kilometrash. Sipas asaj që disa përdorues kanë shkruar në rrjetet sociale, disa ndërtesa janë shembur.
Vetëm pak orë më parë kishte përfunduar vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në rajon, i cili njoftoi ndihmën për Turqinë prej 100 milionë dollarësh, krahas 85 milionëve të premtuara tashmë nga presidenti Joe Biden.
Dy lëkundjet ndodhën ndërkohë që po kryheshin operacionet për nxjerrjen e trupave dhe largimin e mbeturinave nga dy tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë që më 6 shkurtin e kaluar shkatërruan 11 provinca turke dhe 72 mes qyteteve dhe fshatra në Sirinë fqinje, duke shkaktuar mbi 46,000 vdekje.
Përpara dy tërmeteve të rinj, presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer, në një konferencë për shtyp deklaroi se pasgoditjet kanë vazhduar që nga 6 shkurti: “Deri më tani kanë qenë 6414 pasgoditje. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se qytetarët tanë janë ndalohet të hyjë në ndërtesa të rrezikshme dhe të transportojë mallra”.
⚠Preliminary info: #earthquake (#deprem) about 20 km W of #Antioch (#Turkey) 4 min ago (local time 20:04:28)❗MAGNITUDE NOT AVAILABLE YET❗Updates at:
— EMSC (@LastQuake) February 20, 2023
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/AYezy25hm1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje