Si një tie-break në setin e 5-të të një finaleje në Uimbëlldon, si raundi i 12-të në një ndeshje boksi të peshave të rënda, apo edhe ndeshja e 7-të e finaleve të NBA-së. Fituesi i Tokio 2020 u vendos kështu, në fije të perit. Amerika triumfoi me 39 të arta, Kina e dyta me 38.
Këtë herë u duk se Kina ia doli. Edhe pse në total Amerika kryesonte për numrin total të medaljeve, 113-88, janë të artat ato që bëjnë diferencën. Dhe 4 ditë para fundit aziatikët kryesonin me të artat 32-25, duke lënë fare pak shpresa për amerikanët, por këta të fundit bënë parakalimin spektakolar pak orë para ceremonisë së mbylljes.
Një parakalim i më të fortëve: në Super Arena di Saitama Amerika fitoi ta artën në basketbollin e femrave, në velodromin e Izu ishte Xhenifer Valente që doli e para dhe në Ariake Arena triumfuan amerikanet ne volejbollin e femrave, duke bërë që medaljet e arta të barazoheshin në 38-38. Në këtë moment Amerika kishte 3 mundësi për të arta të tjera, kurse Kina vetëm 1.

Në rast barazimi me të arta, fituesin do ta përcaktonin të argjendtat dhe diskutimet do të vazhdonin ndoshta deri në Lojërat e Paris 2024. Në maratonën e 20 kilometrave, ku ftoi italiania Antonela Palmizano, parashikimet ishin që të kishte një tripletë kineze, por ato u kënaqën me një medalje bronzi.
Për më tepër, amerikanët kanë bërë llogaritë edhe pa pjesëmarrjen e gjimnastes së famshme Simone Biles në disa gara, ku e arta ishte gati fakt i kryer. Një goditje mbi rrjetë, apo një grusht në ring, një garim me 50 në orë në pistë dhe një kosh më shumë mund të shpallin fituesin. Mund të ndodhë vetëm në Olimpiadë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje