Sport

Tokio 2020, boksieri britanik refuzon të vërë në qafë medaljen e argjendit

Deri tani në Lojërat Olimpike të Tokios kanë ndodhur nga të gjitha: rekorde, rezultate të papritura, polemika, akuza, tërheqje nga gara dhe gjeste të ndryshme, por refuzimi i medaljes në pod nuk kishte ndodhur.

Boksieri britanik, Ben Whittaker, i ka habitur ata pak të pranishëm që ishin në sallë të mërkurën në mbrëmje, kur refuzoi të varte në qafë medaljen e argjendit, teksa ishte në pod.

Momenti kur boskieri britanik fut ne xhep medaljen. Gazeta Si, 5 gusht 2021

Sportisti 24-vjeçar nga West Bromwich e ka mbajtur gjatë gjithë ceremonisë kokën ulur, mjaft i mërzitur. Kur spikeri përmendi ermin e tij, ai e mori medaljen dhe e futi menjëherë në xhep. “Nuk fitova medaljen e argjendit, humba medaljen e arit”, – tha boksieri britanik për “Daily Mail”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë