Sport

Tokio 2020/ Boksieri lë ringun me karrige me rrota, juria e shpall fitues

Në finalen e boksit për pesha të lehta për meshkuj në Tokio 2020, japonezi Ryomei Tanaka është “zhdëpur” me grushte nga kolumbiani Yuberjen Martinez dhe është detyruar të lërë ringun i gjakosur, si dhe me ndihmën e një karrigeje me rrota, ku ishte ulur.

Por, sipas gjyqtarëve të jurisë, ai është fituesi me pikë i ndeshjes, me rezultatin 4-1. Një vendim që ka sjellë reagime të menjëhershme nga pala kundërshtare.

Moment nga ndeshja. Gazeta Si, 4 gusht 2021

Stafi i boksierit kolumbian ka protestuasr fuqishëm te juria, po ashtu edhe gazetarët nga vendi amerikano-jugor, që ishin të pranishëm në këtë ndeshje. Vendimi ka ngjallur habi edhe te vetë boksieri japonez.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë