Sport

Tokio 2020/ Indrit Çullhaj dëmtohet në garë, Manuela Delilaj në vend të 37-të

Xhudisti Indrit Çullhaj e ka humbur ndeshjen e parë në Tokio 2020. Ai garonte në kategorinë deri në 66 kg përballë kostarikanit Sanço. Sportisti shqiptar e kishte ndeshjen thuajse gjatë gjithë kohës nën kontroll, por një gabim në fund i kushtoi shtrenjtë.

Çullhaj, 21 sekonda para përfundimit të kohës, lejoi kundërshtarin ta përmbyste ndeshjen me një kapje, që xhudistit kuqezi i shkaktoi edhe një dëmtim në brinjë. Një dëmtim serioz, aq sa u desh që ai të nxirrej me barelë jashtë tapetit.

Indrit Çullhaj. Gazeta Si, 25 korrik 2021

Ka bërë garën e parë në Tokio 2020 edhe qitësja Manuela Delilaj, në disiplinën 10 metra pistoletë me ajër. Ajo garoi në baterinë e parë, grumbulloi 565 pike dhe zuri vendin e 37-të në 53 sportiste që merrnin pjesë në këtë disiplinë. Delilaj do të garojë sërish më 29 korrik, në 25 metra pistoletë precizion.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë