Situata fillon të bëhet edhe më shqetësuese në prag të nisjes së Lojërave Olimpike Tokio 2020. Komiteti organizator ka konfirmuar rastin e parë pozitiv me Covid-19 në fshatin olimpik, por pa e bërë të ditur kombësinë e personit. Në Tokio ndërkohë të premten janë regjistruar më shumë se 1270 raste.
Një person ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19 në fshatin olimpik të Tokios. Një lajm i keq ky 6 ditë para ceremonisë së hapjes së Olimpiadës. Bëhet fjalë për një qytetar të huaj, jo një sportist, sipas asaj që raporton “Nhk”. Dyshohet se ky është rasti i parë në fshatin olimpik. Personi është çuar në hotel dhe është izoluar tashmë, por frika për infektime të tjera mbetet e madhe.
Sipas të dhënave nga autoritetet në Japoni, dje janë regjistruar më shumë se 3400 raste të reja në 24 orë, 1271 nga të cilët në zonën e Tokios. Agjencia e lajmeve “Kyodo” bën të ditur se për të tretën ditë radhazi në Tokio janë shënuar mbi 1000 raste.
Në Lojërat Olimpike të Tokios merr pjesë edhe Shqipëria, që përfaqësohet me 9 sportistë, por në delegacion përfshihen edhe stafet teknike dhe drejtues të KOKSH-it.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje