Sport

Tokio 2020/ Qitësja Delilaj mbyll garimin me rezultate të dobëta

Qitësja Manuela Delilaj ka mbyllur garimin në Olimpiadën e Tokios me rezultate të dobëta. Ajo ka kompletuar sot garën e 25 metrave pistoletë, gjysmën e së cilës, atë të precizionit, e bëri dje dhe zuri vendin e fundit, me 280 pikë.

Në garën e sotme pistoletë shpejtësi Delilaj mori 276 pikë dhe zuri vendin e parafundit. Në total, qitësja shqiptare grumbulloi 556 pikë dhe u rendit në vend të 44-t.

Më parë Delilaj garoi edhe në 10 metra pistoletë me ajër, duke bërë një paraqitje më të mirë, që i mundësoi vendin e 37-të. Gjithsesi, në këtë Olimpiadë, ku pati edhe një dëmtim në krahun e djathtë, qitësja jonë nuk ka mundur të lërë gjurmë, duke u kënaqur vetëm më pjesëmarrjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë