Sport

Tokio 2020/ Rregulla të reja për sportistët, më shumë teste e më pak karantinë

Organizatorët e Olimpiadës së Tokios dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) do të zhvillojnë këtë javë të tjera takime për të shpjeguar si 15.400 sportistë olimpikë dhe paraolimpikë do të garojnë në Japoni, në mes të pandemisë. Dalja e të ashtuquajturave ‘Playbooks’, një lloj guide e CIO-s për sportistët, ndodh në një moment, kur Tokio, Osaka dhe shumë zona të tjera të Japonisë kanë kaluar për herë të tretë në gjendje të jashtëzakonshme, pas shtimit të rasteve me Koronavirus.

Edhe Japonia, që numëron rreth 10.000 humbje jete nga Covid-19, deri tani ka qenë e ngadaltë me vaksinimin e popullsisë. Në protokollet e reja do të shtohen testet e përditshme të sportistëve, ndërkohë që do të hiqet karantina e detyrueshme për 14 ditë në momentin e mbërritjes në Japoni. Në këtë mënyrë, sportistët mund të stërviten menjëherë.

Foto ilustruese. Rrathët olimpikë, simbol i lojërave, në Tokio. Gazeta Si, 26 maj 2021

Pjesëmarrësit në Lojërat Olimpike do të qëndrojnë brenda fshatit olimpik në Tokio dhe në qendrat e stërvitjes.
Sipas agjencisë “Kyodo News”, sportistët dhe personeli do të testohen dy herë çdo 96 orë, si dhe do të testohen sapo të mbërrijnë në Japoni. “Playbook”-u për sportistët do të azhurnohet të mërkurën, kurse ai për mediet do të mësohet të premten. Një edicion final për të gjithë “Playbook”-ët do të publikohet në qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë