Sport

Tokio 2020/ Tri orë e gjysmë ceremoni, pak të ftuar dhe skuadra të reduktuara

E thjeshtë dhe me momente të frymëzuara nga drama e pandemisë: ceremonia inauguruese e Tokio 2020, që nis të premten, do të zgjatë 3 orë e gjysmë. Fillimi do t’i dedikohet eksperiencës së hidhur të Covid-it, që njerëzimi dhe bota e sportit në veçanti po përjetojnë prej një viti e gjysmë.

Sipas gazetarëve që kanë asistuar në provat gjenerale, spektakli që nis në orën 20:00 (ora lokale), fillon me një njeri të vetëm në qendër të stadiumit, ku rreth një mijë të ftuar do të jenë të pranishëm. Artisti do të shfaqet në fillim i ulur dhe më pas do të ngrihet në këmbë e do të zgjatet në në gjithë gjatësinë e tij për të simbolizuar rikthimin në jetë.

Stadiumi ku do zhvillohet ceremonia e hapjes. Gazeta Si, 22 korrik 2021

Në ekranet e mëdha do të projektohen skena sportistësh që stërviten në dhomat e tyre, për t’i kujtuar botës se sportistëve të Lojërave Olimpike u është dashur të stërviten vetëm në pjesën më të madhe të kohës, shpesh në shëtpitëe tyre, për shkak të karantinës.

Do të jetë i pranishëm në ceremony perandori Naruhito, por do të ovacionet e spektatorëve. Si ato që u dëgjuan në “Maracanã” për shembull, 5 vite më parë, në rastin e debutimit të skuadrës së refugjatëve. Në atë kohë ata parakaluan të parafundit këta sportistë pa shtëpi, që shpesh ia kanë mbathur nga luftërat. Ata parakaluan para Brazilit, të zotit të shtëpisë, këtë herë do ta dalin në skenë të dytët, pas Greqisë. Nuk do të ketë duartrokitje, kësaj radhe spektaklin do ta bëjnë boshllëku dhe heshtja e dyerve të mbyllura.

Sfida e ceremonisë të së premtes është e dyfishtë, sepse duhet t’ia arrijë qëllimit duke plotësuar edhe mungesën e publikut. Një lloj misioni i pamundur që i është besuar slloganit “Të bashkuar nga emocioni”, me të cilin do të nisë spektakli që do të përziejë “japonishten” dhe hapjen drejt botës.

Efekti i pandemisë nuk do të boshatisë vetëm shkallët e impianteve ku zhvillohen garat. Edhe delegacionet që do të zbresin në pistën e “stadiumit pyll” do të kenë një format të reduktuar. Hipoteza më e mundshme është ajo e pranisë proporcionale me numrin e sportistëve të pranishëm. Do të procedohet me emrat e vendeve në gjuhën vendëse.

Nga provat e eceremonise se hapjes. Gazeta Si, 22 korrik 2021

Dhe të mendosh që ceremonia e hapjes ka qenë gjithmonë një faqe shumë e rëndësishme e Olimpiadës, një nga ato që mbeten shpesh në histori. Para 25 vjetësh, në stadiumin e Atlantës, dridhja kurajoze e Muhamed Ali që ndizte flakën, ishte një shpërthim universal emocional. Në 2018-ën, për edicionin dimëror të PyeongChang, ishte parakalimi i pabesueshëm i përbashkët i dy Koreve, me një flamur unik, një gadishull pa kufij, i gjithi bashkë.

Ceremonia e hapjes është edhe dita dhe momenti më i kërkuar dhe më i kushtueshëm, një biletë në Londër shkonte deri në 1 mijë euro, shumë më shumë se sa paguhej për Bolt ose Felps. Këtë herë nuk do të jetë ky problem, bëhet fjalë për rreth një mijë të ftuar dhe punëtorët e angazhuar në ceremoni. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfaqësohen me zonjën e parë Jill Biden. Nga Franca do të jetë Emanuel Makron, gati për të marrë stafetën e Paris 2024.

Foto ilustruese. Gazeta Si, 22 korrik 2021

Ata që do të marrin pjesë në ceremoni nuk do të dëgjojnë muzikën e Keigo Oyamada, pas skandalit të orëve të fundit. Gjithçka ka lindur nga fakti se rrjetet sociale kanë publikuar disa tregime të viteve ’90, kur kompozitori rrëfente se kishte kryer akte bullizmi ndaj shokëve të shkollës. Pas shumë vitesh kjo ngjarje është bërë një çështje. Oyamada, që organizatorët kanë tentuar ta mbrojnë, është tërhgequr nga ceremonia. Kështu, regjisori i ceremonisë, Hiyoki Takayuki, është detyruar të kërkojë alternativa të tjera për 4 minutat e muzikës që ishin programuar më parë.

“New National Stadium” nuk mund të bëjë bujë në kohë emergjence. Ventilatorët e tij natyralë, tarracat e jashtme me pamje nga mali Fuji, janë gati për një pagëzim olimpik aspak të lehtë. Por Olimpiada ka mijëra burime dhe edhe në një vigjilje surreal, ku ka pasur edhe zëra që kanë vënë në rrezik zhvillimin e saj, do të jetë në gjendje të kthehet sërish në diçka speciale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë