Futboll

Tokio 2020/ Veterani Zhinjak udheheq Francën, fitojnë Spanja dhe Gjermania

Pas zhgënjimit në ndeshjet e para të Olimpiadës së Tokios, Franca, Argjentina, Gjermania dhe Spanja kanë marrë fitoret e para në xhiron e dytë.

Argjentina ka mundur Egjiptin, falë një goli të mbrojtësit Medina. Po në Grupin C, Spanja ka mundur 1-0 Australinë, me një gol të sulmuesit Ojarzabal në fundin e ndeshjes, duke marrë edhe kreun e grupit me 4 pikë.

Fitore të në frymën e fundit për Francën, që mposhti 4-3 Afrikën e Jugut. Protagonisti i ndeshjes për “gjelat” ishte sulmuesi veteran, Zhinjak, autor i 3 golave dhe asistit të golit të fitores të shënuar në kohën shtesë nga Savenier.

Në Grupin D, ndeshja mes Brazilit dhe Bregut të Fildishtë përfundoi në barazim 0-0. Këto dy skuadra kryesojnë grupin me nga 4 pikë pas dy ndeshjeve të para, më pas vjen Gjermania me 3 pikë, pasi ka mundur Arabinë Saudite me rezultatin 3-2. Ishte një fitore e vuajtur për gjermanët, që shënuan me Amirin, Ake dhe Uduokhain.

Në Grupi A, Japonia ka mundur Meksikën 2-1, me gola të shënuar nga Kubo dhe Doan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë