Një sportist nga Uganda ka humbur çdo lloj kontakti në Japoni pak ditë përpara fillimit të Lojërave Olimpike, sipas asaj që bëjnë me dije mediet vendëse, duke iu referuar burimeve zyrtare lokale.
Autoritetet janë vënë në kërkim të Julius Sekitoleko, një peshëngritës 21-vjeçar nga Uganda. Sportisti i ri nuk është paraqitur në testin e përditshëm të Covid-19 dhe nuk ishte në dhomën e tij, siç bëhet me dije në qytetin Izumisano, selia e vendit afrikan, një ndër të parët që ka shkuar në Japoni.
Më 19 qershor, dy pjesëtarë të skuadrës olimpike të Ugandës kanë rezultuar pozitivë pas mbërritjes në aeroportin e Naritës, që ndodhet pranë Tokios. Peshëngritësi Sekitoleko ka humbur gjurmët dhe policia ka nisur kërkimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje