Aleksander Zverev ka fituar medaljen e artë të turneut të meshkujve në Olimpiadën e Tokios dhe për Gjermaninë është hera e parë në histori që fiton një medalje olimpike në tenis. Zverez, kokë serie numër 4, që në gjysmëfinale prishi ëndrrën e Golden Slam për Gjokoviç, në finale mundi pa probleme rusin Karen Khaçanov, kokë serie numër 12.
Gjermani u imponua në të dy setet, duke fituar 6-3 dhe 6-1. Ndeshja nuk zgjati më shumë se një orë e 21 minuta lojë. Dje u zhvillua edhe ndeshja për medaljen e bronzit, ku spanjolli Pablo Karreno Busta fitoi në mënyrë të papritur ndaj numrit 1 në botë, serbit Novak Gjokoviç, që e mbylli turneun në vend të katërt.
Medaljen e artë në tenisin e femrave e fitoi zveceranja Belinda Bençiç, e cila mundi në finale çeken Marketa Vondrousova. Medaljen e bronzit e mori ukrainsja Elina Svitolina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje