Garat e gjimnastikës artistike në Olimpiadën e Tokios u ndërprenë në qendrën Ariake për të nderuar uzbeken Oksana Çusovitina, 46 vjeç dhe merr pjesë për herë të 8-të në Lojërat Olimpike. Në karrierën e saj ka fituar dy medalje olimpike (një të artë në Barcelonë ’92 dhe një argjendi në Pekin 2008, të parën me Komunitetin e Shteteve të Pavarura dhe të dytën me Gjermaninë). Çusovitina është eliminuar në disiplinën e saj.
Nëna e 22-vjeçarit Alisher është kualifikuar për në Lojëra falë vendit në “all-around” të Botërorit 2019 dhe muajin e kaluar fitoi Kupën e Botës në Doha (në specialitetin e saj mungonin të gjitha rivalet big). Në Londër 2012 veshi uniformën gjermane për të falënderuar vendin, ku i biri kuroi leuceminë.

Oksana Çusovitina barazon kështu Josefa Idem në krye të klasifikimit të femrave me më shumë prezenca në Olimpiada, me 8 pjesëmarrje (verore dhe dimërore). Duke parë klasifikimin e përgjithshëm, sportisti me më shumë pjesëmarrje është kanadezi Ian Milar, 10 herë në Lojërat me 5 rrathë në periudhën 1972-2012 (ishte 65 vjeç në Londër).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje