Politike

Toni Gogu: Gati të ulemi me opozitën për reformën zgjedhore (por me cilën palë?)

Zv.kryetari i grupit parlamentar socialist Toni Gogu ka deklaruar se mazhoranca është e gatshme të ulet dhe të negociojë më opozitën për reformën zgjedhore.

 “Ne jemi të gatshëm që të negociojmë dhe të ulemi, për shkak se e dimë shumë mirë që reforma elektorale do t’i shërbejë më të mirës shqiptare, dhe të përmirësimit të zgjedhjeve. Që të marrim dhe të eksperimentojmë për sisteme të cilat, ndoshta janë ndryshe nga ata që kemi sot, nuk e di, ajo që di unë si anëtar i atij komisioni, është që ai komision e ka të tërë vullnetin për të marrë dhe për të diskutuar çfarëdo lloj propozimi, që përputhet me rekomandimet e OSBE-ODIHR, dhe gjithashtu, përputhet me jurisprudencën kushtetuese, e cila na ka lënë disa detyra. Komisioni duhet të fillojë nga puna një orë e më parë”, tha Gogu. Por me cilën palë do të ulet PS-ja? Opozita ose më saktë numri më i madh i deputetëve të grupit parlamentar të PD-së kërkon që para se të ulet në tryezë, PS-ja të miratojë përbërjen e kërkuar prej saj në komisionin e reformës zgjedhore përfshi bashkëkryetarin që aktualisht përfaqësohet me Enkelejd Alibeajn.

Ky i fundit ka depozituar edhe draftin në emër të PD-së për zgjedhjet e ardhshme.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë