Politike

Topalli dorëzon teserën e PD, nga sot anëtare e “Lëvizjes për Ndryshim”

Nga sot (e hënë) Jozefina Topalli është zyrtarisht anëtare e partisë së re “Lëvizja për Ndryshim”  

Vendimi u shpall të hënën, duke i hapur rrugë pjesëmarrjes së kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Lëvizja për Ndryshim” u prezantua nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në datën 28 tetor. Atë kohë, Topalli e la të paqartë nëse kjo lëvizje do të kthehej në një forcë politike, por në daljet e mëtejshme, ajo specifikoi se do t’i bashkohej një tjetër partie politike për të larguar kastën aktuale që sipas saj kanë tre emra, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Topalli i është bashkuar një force të re politike që kryesisht synon të rinjtë. Gjatë fjalës së mbajtur në fund të tetorit, Topalli ftoi kryesisht brezin e ri që të bëhet pjesë e kësaj lëvizje për të sjellë ndryshimin.

Topalli nga ana e saj ka ofruar eksperiencën duke u paraqitur si figurë e pastër, por pak ose aspak është shprehur për kohën kur ajo bashkëpunonte me Sali Berishën, duke e fokusuar kritikën e saj vetëm tek drejtimi i Bashës në krye të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë