Politike

Topalli në Fier: Kush do ndryshim të votojë kundër Ramës, Bashës dhe Metës

Motoja e Lëvizjes për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli është largimi i Ramës, Metës dhe Bashës.

Jozefina Topalli prezantoi kandidatët për deputet në qarkun Fier.

Topalli tha se 25 prilli do të jetë votë ndëshkimi për krerët e partive kryesore në vend, duke përmendur Edi Ramën, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin dhe Presidentin Ilir Meta.

Kush do ndryshim, sipas saj, të votojë kundër tyre

“Ekipi ynë përbëhet nga 60% të rinj dhe 50% gra. 25 prilli do të jetë votë ndëshkimi ndaj Ramës, Bashës, Monikës e Metës. Kush do ndryshim, të hedhë votën më 25 prill kundër tyre. Mendoni për fëmijët tuaj, të ardhmen tuaj, do keni një realitet të ri me 26 prill”, tha Topalli.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë