Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli reagoi pasi Lulzim Basha njoftoi përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Topalli thotë se vendimi i Bashës i soli ndër mend diktatorin Enver Hoxha, ndërsa i bën thirrje demokratëve që të përjashtojnë Lulzim Bashën si e keqja më e madhe e PD-së.
“Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën! Demokratë përjashtoni Lulzim Bashën nga Partia Demokratike! Lulzim Basha ka vite që punon kundra interesit kombëtar dhe në vecanti kundra Partisë Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurrë lidhje me parimet e vlerat e kësaj force politike. Cdo ditë që nga dita e parë që ka zbritur në Tirane ai ka patur vetëm një qëllim: pasurimin e tij dhe të familjes së tij, përmes karriges politike. Nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha”, thotë Topalli.
“Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama. U bënë kaq vite që ia them demokrateve. Po e përsëris edhe sot.
Nëse ka një njeri të korruptuar edhe në opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.
Nesë ka një njeri që ka kontribuar për minimin e demokracisë ai e ka përsëri emrin Lulzim Basha. Sonte tha kam vendosur të përjashtoj Sali Berishën. Prap e konsideron vehten mbi ligjin.
Ai nuk ka asnjë të drejtë ligjore e statuore ta bëjë këtë. Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën”, përfundoi Topalli, e larguar më herët prej Bashës nga PD-ja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje