Politike

Topalli zyrtarizon partinë: Po mblidhen firma

Nisma “Lëvizja për Ndryshim” pritet të kthehet së shpejti në parti politike.

Ish- Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, pjesë e kësaj nisme, tha se, janë ngritur grupe pune për të mbledhur firmat.

“Ka grupe që po punojnë për të mbledhur firmat, për të kryer procedurat për legalizimin e kësaj lëvizje.

Në një terren ku 40% e shqiptarëve jetojnë më pak se 5 dollarë, ku qeveria është e zhytur në skandale dhe opozita është e pabesueshme ka nevojë për një termet ne skenën politike shqiptare”, tha Topalli për “TCH”.

Topalli tha se arriti në këtë vendim, pasi nuk pa reforma konkrete brenda partive politike.

Por nuk ka ende vendim nga ana e saj për zonën ku do të garojë.

“E Shkodrës e Tiranës apo ndonjë qyteti tjetër nuk ka rëndësi. Lidhja ime me demokratët është e pazgjidhshme dhe sigurisht gjithçka do të shkojë në funksion të tyre, sigurisht edhe të shqiptarëve të tjerë të pa parti. Por në mënyrë të veçantë me ata me të cilët kam një jetë beteja”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë