Politike

Topi: Nëse Berisha futet në Kuvend do krijohet grupim i ri politik

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe vendimin e DASH për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“…Ka qenë një episod që për politikën shqiptare, nuk është një moment i mirë. Nuk është një moment i mirë dhe për një ish-bashkëpunëtor dhe për politikën. Betejën me Sali Berishën unë e kam bërë vetëm. S’më duhej verdikti i SHBA-së për ta njohur atë. Njerëzit nuk lindin diktatorë. Bëhen diktator gjatë rrugës…”, është shprehur Topi

Sipas tij, nëse Berisha pranon që të futet në Parlament në shtator, atëherë do të krijohen grupe të reja parlamentare që mund të konsolidohen dhe në forca të reja politike.

“Unë nuk jam PD. Provë më të qartë se si është rrënuar demokracia, është shembulli se si është rrënuar demokracia brenda Partisë Demokratike. Mos u habisni nëse Sali Berisha i qëndron vendimit të tij për tu futur në parlament. Në optikën time, brenda Parlamentit nëse nuk ka vendim, do ndërtohet një grupim tjetër politik. Krijohet një grupim parlamentar me emër tjetër…Të jeni të sigurt që kështu do ndodhë nëse nuk ka një reflektim. Do ketë një rënie të liderit historik dhe do marrë me vete produktet e tij”,  tha Topi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë