Sport

“Tour de France”/ Gjykata kërkon 4 muaj burg për gruan që shkaktoi rrëzimin masiv

Katër muaj burg. Kjo është kërkesa e Gjykatës së Brestit për gruan që qershorin e kaluar shkaktoi një rrëzim masiv të çiklistave gjatë garës në turin e njohur francez.

Gjatë një etape të “Tour de France”, ajo ishte pozicionuar keq në anë të rregës për të ekspozuar një parullë të vogël në një karton që mbante në duar. Pas asaj ngjarjeje u hap menjëherë një hetim.

Prokurori i çështjes, Solen Briand, ka theksuar se 31-vjeçarja ishte e vetëdijshme për rrezikshmërinë që paraqiste me atë veprim të saj, ndaj dhe duhet të marrë një dënim. Sentenca do të jepet më 9 dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë