Gazeta Si – Policia ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në Burrel që kamuflohej përmes një biznesi lavazhi.
Nga hetimet, ka rezultuar se në një lavazh në unazën e Burrelit shpërndaheshin lëndë narkotike kanabis dhe kokainë.
Në pranga kanë rënë qiramarrësi i lavazhit L.H., 32 vjeç dhe punëtori J.P., 39 vjeç. Ndërsa është proceduar në gjendje të lirë pronari i lavazhit Y.N.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 32-vjeçarit L.H., dhe kontrollit në ambientet e lavazhit që ai kishte marrë me qira, u gjetën dhjetëra doza kanabisi, një sasi kanabisi gati për paketim dhe doza kokaine, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit u sekuestruan edhe 10 targa automjetesh shqiptare dhe të huaja, që dyshohet se L.H. i përdorte për automjete të ndryshme, me qëllim që të kamuflonte veprimtarinë kriminale, fishekë për armë gjahu, si dhe një pushkë sportive që i përkiste pronarit të lavazhit, shtetasit Y.N. Ndërsa punëtorit të lavazhit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë në doza.
Materialet procedurale do t’i refrohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje