Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Amiant” dhe ka ndaluar një traget me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin që vinte nga shteti italian drejt vendit tonë. Në traget u gjendën një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti, një lëndë kancerogjene për shëndetin e njeriut. Mbetjet janë gjetur në pjesën fundore të garazhit, ndërkohë që në kuadër të kësaj ngjarje u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë
F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë
E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë
Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale dhe në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje