Gazeta Si – Tre fëmijë të vdekur dhe një i katërt në gjendje shumë të rëndë nga rënia në një liqen të ngrirë: ky është bilanci i tragjedisë që ndodhi në Solihull, në Anglinë qendrore.
Viktimat ishin 8, 10 dhe 11 vjeç, ndërsa i katërti, 6 vjeç, po lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin Babbs Mill Park.
Fëmijët po luanin në liqen, kur akulli u thye dhe ata u zhytën në ujin e ngrirë. Kur ekipet e shpëtimi i nxorrën nga uji, ata ishin në gjendje shumë të rëndë, por për fat të keq, tre prej tyre humbë jetën më vonë në spital.
Fillimisht u fol për praninë e dy fëmijëve të tjerë dhe për këtë arsye në vendngjarjen e tragjedisë vazhdojnë kërkimet, ndërsa policia po përpiqet të zbardhë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe nëse dikush tjetër ka rënë në ujë.






Mbretëria e Bashkuar u godit nga një valë ngricash me reshje të dendura dëbore, ku u regjistruan temperatura shumë të ulëta, -15 gradë në Skoci.
Megjithatë, të dielën në mbrëmje komandanti lokal i zjarrfikësve, Richard Stanton, kishte deklaruar se “duke pasur parasysh temperaturën e ujit, moshën e atyre që hynë në ujë dhe kohën e kaluar në të, është më shumë një operacion shpëtimi”, por më tepër synon një rikuperim eventual të trupave.
Të parët që shpëtuan fëmijët ishin disa persona në breg të liqenit, pak pasi mbërritën efektivët e policisë dhe më pas zjarrfikësit ndërhynë.
Një rënie e shpejtë e temperaturës së trupit mund të shkaktojë atë që teknikisht quhet goditje termike.
Tek njerëzit është shkaku më i zakonshëm i vdekjes kur zhyten në ujëra të ftohta dhe kjo është ajo që ndoshta ka ndodhur me fëmijët që vdiqën në Solihull.
Uji i ftohtë në fakt mund të shkaktojë një atak në zemër për shkak të vazokonstrikcionit: zemra përpiqet të pompojë gjak, por gjen një pengesë dhe për këtë arsye shkon në hiperaktivitet. Kjo shoqërohet edhe me hiperventilim i cili parandalon ardhjen e saktë të oksigjenit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje