Gazeta Si – Të paktën 59 emigrantë humbën jetën pas fundosjes së një varke në brigjet e Cutros (Krotone).
Sipas mediave italiane, mes tyre raportohet se janë edhe disa fëmijë dhe një foshnjë. Disa trupa u gjetën në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë u nxorën nga deti.
Mes viktimave ka shumë gra dhe fëmijë. Njëri prej tyre ishte i porsalindur. Rreth 80 persona u shpëtuan ndërsa mbi 100 të tjerë janë të zhdukur pasi sipas të mbijetuarve anija ishte mbingarkuar me të paktën 250 persona.
Kjo sipas autoriteteve mund të bëjë që bilanci i tragjedisë të rritet në orët në vazhdim. Policia italiane thanë se kanë ndaluar një person që dyshohet është trafikanti i këtyre emigrantëve.






Ai po merret në pyetje dhe për momentin nuk është vendosur ndonjë masë arresti. Agjencia e lajmeve ANSA raporton se varka, e ngarkuar rëndë është ndarë në 2 pjesë. Në vendngjarje mbërritën disa ambulanca, policia, karabinierët, rojet bregdetare, zjarrfikësit dhe Kryqi i Kuq.
Sipas mediave italiane anija sillte emigrantë nga Irani, Pakistani dhe Afganistani. Anija e peshkimit ishte nisur 4 ditë më parë nga Izmiri i Turqisë. Dyshohet se ajo u përplas me disa shkëmbinj për shkak të dallgëve dhe motit të keq.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje