Bota

Tragjedi në Egjipt, 32 të vdekur nga përplasja e dy trenave

Është të paktën 32 të vdekur dhe 66 të plagosur bilanci i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Tahta Egjipti i Jugut).

Dy trena u përplasën pranë qytetit egjiptian të Sohag, rreth 300 milje në jug të Kajros.

Sipas raportimeve, autoriteti hekurudhor i vendit tha se frenat e emergjencës në trenin e parë, u aktivizuan nga “individë të panjohur”, duke bërë që treni të ndalonte.

Treni i dytë më pas u përplas me të parin nga prapa, duke bërë që dy vagonë të dilnin nga binarët.

Për pasojë, dhjetëra njerëz kanë vdekur dhe shumë prej të plagosurve kanë mbetur të bllokuar.

Dhjetëra ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes, ndërsa policia tha se ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë