Në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një zjarr shpërtheu në një pallat duke vrarë 13 persona, mes të cilëve 7 fëmijë, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.
Shtëpia, një objekt trekatësh i kthyer në apartamente në të cilën banonin 26 persona, ndodhet pak kilometra larg qendrës së qytetit. Mediat amerikane raportojnë se shkaqet e zjarrit nuk janë ende të qarta.
Zjarrfikësit u njoftuan në orën 06:40 të mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës lokale dhe lufta kundër flakëve zgjati rreth një orë. Tetë persona kanë mundur të shpëtojnë, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në spital.
Sipas mediave lokale, një fëmijë mbijetoi dhe u mor me barelë. Në apartamentin e katit të dytë jetonin 18 persona, ndërsa në katin e parë 8.
Në shtëpinë në pronësi të Autoritetit të Ndërtesave Publike ishin vendosur detektorë tymi, të cilët duhej të jepnin alarmin në rast emergjence, por fatkeqësisht ato nuk kanë funksionuar.
“Të humbasësh kaq shumë fëmijë, është thjesht shkatërruese. Lutuni për këta vogëlushë”, tha kryebashkiaku, Jim Kenney.
#Pennsylvania – At least 13 people have died and two people were also injured in a large row home fire in #Philadelphia's Fairmount neighbourhood pic.twitter.com/uo2uGFLYKT
— CyclistAnons (@CyclistAnons) January 5, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)










Lini një Përgjigje