Ilir Meta e cilëson ngjarjen e rëndë të Himarës si jo të izoluar, por pasojë e arrogancës së pushtetit, që buron që nga Kryeministri, sipas tij, dhe e keqpërdorimit të Policisë së Shtetit.
“Ishte vrasje e paralajmëruar, që përsëritet herë pas herë. Përgjegjësia nuk është individuale në këtë rast. Qytetarët janë të bindur se arroganca që demonstrojnë drejtues dhe individë të policisë, që minojnë besimin e qytetarit te shumë policië, nuk ndodhin rastësisht. Është shkak i arrogancës së Kryeministrit, që kur ndodhin ngjarje të tilla thotë mos e politizoni. Kjo s’është hera e parë që ndodh në vend”, deklaroi ai.
Kryetari i Partisë së Lirisë solli si shembull të keqpërdorimit të policisë vrasjen e Klodian Rashës.
“A e mbani mend Klodian Rashën, që u vra pse vajti të blinte një paketë cigare?! Kriminale. Akte që kryhen nga policë të droguar, u përpoqën që viktimën ta kthenin agresor, t’i shpiknin një armë dhe të falsifikonin dokumentat dhe vetëm pas reagimit popullor të reagonin”, u shpreh ai.
Shembulli tjetër që solli Meta ishte vrasja e policit nga kolegu i tij brenda komisariatit në ngjarjen e ndodhur në muajin maj në komisariatin numër 3 në Tiranë. Ish-Presidenti u shpreh se policia po përdoret politikisht, e mbushur me patronazhistë dhe është vënë në shërbim të trafikut.
“Policë me policë qëllojnë njëri tjetrin tregojnë që shteti ka rënë, që policia nuk është ajo që duam. Policia nuk shtë në shërbim të qytetarëve, por përdoret si instrument për t’i shtypur dhe frikësuar. Kemi parë se si rrëmbëhen në proesta paqësore nga banditë me kapuç të rinj e të reja. Kjo tolerohet për të lejuar trafikun e drogës të pushtetarëve dhe shumë çështje të tjera. Kemi raste të rënda si helikopteri në Vermosh, ku nuk jepet asnjë sqarim. Koha të reagohet me forcë, t’i jepet fund përdorimit të policisë si instrument shtypës ndaj qytetarëve”, u shpreh ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje